Buy your copy today!
Ora e Paqes
See the entire list of books
BOOK RELEASE
05.20.11
08.26.11


  Books by Gjekė Marinaj
Gjekė Marinaj - Protonizmi...
Gjekė Marinaj - Protonizmi: Nga teoria nė praktikė
Nacional, Tiranė 2011
Gjekė Marinaj - Lutje...
Gjekė Marinaj - Lutje nė ditėn e tetė tė javės
Faik Konica, Prishtinė, 2008
Gjekė Marinaj - Ca gjėra... sekret
Gjekė Marinaj - Ca gjėra nuk mund tė mbeten sekret
Adriatic Press, New York, 2007
Gjekė Marinaj - Infinit
Gjekė Marinaj - Infinit
M. P, Dallas, Frankfurt, Tiranė, 2000
Gjekė Marinaj - Ana tjetėr e pasqyrės
Gjekė Marinaj - Ana tjetėr e pasqyrės
M. P, Dallas, Frankfurt, Tiranė, 2003
Gjekė Marinaj - Mos mė ik larg
Gjekė Marinaj - Mos mė ik larg
Sh.B. L. sė Shkrimtarėve, Tiranė, 1995
  Books Introduced by Marinaj
Dalan Luzaj - Kasollja e Internimit
Dalan Luzaj - Kasollja e Internimit
Richard Powers - Jehona e Kujtesės
Richard Powers - Jehona e Kujtesės
Ombra GVG, Tiranė, 2008
Rozi Theohari - Rozafa's tears on the river Drina
Rozi Theohari - Rozafa's tears on the river Drina
  Books on Marinaj
Adnan Mehmeti - Gjekė Marinaj, mė shumė se poet
Adnan Mehmeti - Gjekė Marinaj, mė shumė se poet
Kosova flag Albanian flag
Albanian
Marinaj with Lindita and Tonin Marinaj, Richardson 2008

Rreth Gjekė Marinaj


Gjekė Marinaj ka kaluar kufij gjithė jetėn e tij. Si avokat i lirisė sė fjalės, ai shkeli pėrtej caqeve tė vėna nga ish regjimi komunist nė Shqipėri. Si poet disident, ai pėrshkoi disa kufij gjeografik midis kombeve, duke kaluar nga Shqipėria nė Mal tė Zi, pastaj nė Serbi, e mė vonė nė Amerikė. Atėherė do tė ishte e pritshme qė Marinaj, si autor dhe pėrkthyes, tė kalonte edhe kufijtė linguistik, duke e vėnė veten nė rolin e njė pėrēuesi gjuhėsor, letrar dhe kulturor midis Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe botės Shqiptare.

Lindur nė Brrut tė Malėsisė sė Madhe nė vitin 1965, mu nė mes tė jetėgjatėsisė sė pushtetit tė Enver Hoxhės, Marinaj e mėsoi qė herėt natyrėn e jetės nė njė regjim totalitar. Shumica e njerėzve vuanin pėr tė mbijetuar, kur vetėm njė grusht i privilegjuar njerėzish jetonin njė luks relativ. Ata duhej tė bindeshin, pavarėsisht vuajtjeve qė detyroheshin t'u nėnshtrohen. Njerėzit e kishin tė ndaluar tė rėnkoheshin dhe detyrim tė duartrokisnin tiraninė absolute tė Enver Hoxhės dhe Partisė sė tij. Konsekuencat e veprimeve tė kundėrta ishin tė tmerrshme. Perspektivat e familjes pėr breza tė tėrė mund tė shkatėrroheshin nga njė hap i gabuar. Humbja e konsideratės nga regjimi mund tė rezultonte nė arsim minimal, punė krahu dhe pėrbuzje sociale. Armiqėsimi me sistemin paguhej me dekada internim, burgim, ose asgjėsim fizik.

Kundėr kėtij sfondi shtypės, Marinaj hodhi hapat e para drejt gazetarisė. Ai botoi nė disa organe mediatike, nė fillim nė gazetėn lokale "Jeta e re" nė Shkodėr, pastaj pėr disa gazeta kombėtare, si "Zėri i Rinisė", "Luftėtari" dhe "Vullnetari". Por megjithėse fuqia e regjimit komunist filloi tė zbehej pas vdekjes sė Enver Hoxhės nė 1985, pushteti vazhdoi tė mbante njė grusht tė hekurt mbi shtypin. Marinaj nuk e duroi dot mė zgjedhjen dhe trajtimin e problemeve nė shkrimet e tij, sipas kornizave dhe standardeve tė ideologjisė sė censorėve.

Akoma duke pėrjetuar rolin e tij si njė korrespodent i paguar me honorarė minimal, Marinaj i ktheu energjitė e tij nė poezi. Ai e pohon se poezitė e tij tė para, shkruar nė adoleshence, ishin poezi ekspresioniste tė strukturuara mirė, por jo konglomerat esencial i dashurive, gėzimeve dhe hidhėrimeve tė tij. Me rritjen e ndėrgjegjėsimit tė tij politik dhe kuptimin mė tė drejtė tė padrejtėsisė fundamentale nė zemėr tė shtetit shqiptar si dhe tė frikės sė pėrhapur qė jetonte populli i tij, poezia e Marinajt filloi shpėrthimin.

Ngaqė ishte plotėsisht i ndėrgjegjshėm pėr rrezikun qė mund tė sillte publikimi i tyre, poezitė mė kontradiktore i mbajti kryesisht pėr vete. Por nė vitin 1990, Marinaj ia besoi njė cikėl tė vogėl poezish Ndoc Gjetjes, Rudolf Markut, Nasi Lerės, Bardhyl Londos, Skender Buēpapajt etj. Marku dhe Buēpapaj ishin redaktorė dhe Londo Kryeredaktor tė gazetės Drita (organ i lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė). Poezia "Kuajt" - njėzetenjė vargje revolte autoriale kundra pushtetit - ishte pjesė e atij cikli. Marinaj pėrdori kuajt si metaforė pėr popullin shqiptar, qė jetonte i heshtur dhe i izoluar, i abuzuar dhe i fyer, i varfėr ekonomikisht dhe i poshtėruar nga grabitja e vullnetit tė lirė.
Marinaj with Albanian poet, Preē Zogaj
Poezia "Kuajt" u botua nė gazetėn Drita, mė 19 gusht tė vitit 1990. Reagimi qė i menjėhershėm dhe gjithėpėrfshirės. Shqiptarėt mbetėn tė habitur pėr "rrėshqitjen" e saj nė faqet e Dritės, gazetės mė tė rėndėsishme letrare tė vendit. Por poezia 'Kuajt" shpaloste diēka mė tė thellė. Ajo trazoi blozėn e zezė nė arteriet e popullit, atė qė ishte akumuluar nga pakėnaqėsia dhe zemėrimi gjysmėshekullor ndaj regjimit komunizmit, siē kishte ndodhur edhe me popujt e tjerė tė Evropės Lindore. Gazeta Drita thuhet tė jetė shitur nė tė gjithė vendin brenda disa orėve. Njerėzit e kopjuan poezinė nėpėr copa letrash dhe ia shpėrndanin fshehtas njėri-tjetrit kudo qė ndodheshin. Muaj mė vonė, gjatė demonstratave anti-qeveritare, protestuesit e recituan nėpėr rrugė poezinė "Kuajt", nėpėrmjet megafonave.

Ēekani i pashmangshėm ra pas pak. Njė ditė, gjatė drekės, njė operativ i policisė sekrete e urdhėroi Marinajn tė paraqitej tė nesėrmen nė mėngjes nė degėn e punėve tė brendshme tė Shkodrės.
Marinaj accepts an original painting from Kosovar artist Idriz Berisha
Marinaj nuk e mėsoi kurrė se cili do tė ishte dėnimi i tij. Ai u largua nė mėnyrė arrative nga atdheu, qė atė natė. Koha nuk mjaftoi t'u thoshte lamtumirė familjes dhe miqve. Pas pėrshkimit mė kėmbė tė disa maleve gjatė natės, me njė ēantė me libra mbi shpinė, ai u gjend nė Mal tė Zi, nė periferi tė Podgoricės, tė nesėrmen nė mėngjes, mė 12 shtator, 1990. Pas dy javėsh izolim nė ambientet policore tė Podgoricės, Marinaj u transferua nė Serbi. Aty kaloi disa muaj nė njė kamp refugjatėsh nė Padinska Skela. Mė vonė u vendos po afėr Beogradit, nė Hotel Avala, njė pikė turistike e konvertuar nė njė kamp refugjatėsh nga Organizata e Kombeve tė Bashkuara.

Gjatė kohės sė qėndrimit nė Avala, Marinaj u takua me Ambasadorin Amerikan nė ish Jugosllavi, Uarėn Zimermėn (Warren Zimmerman), tė cilit, sipas procedurave tė pėrgjithshme, i kėrkoi hyrje dhe qėndrim tė pėrhershėm nė Amerikė. Pasi i tregoi atij njė kopje tė gazetės Drita ku ishte e botuar poezia Kuajt, si evidencė e qėndrimit anti-komunist, Zimermėn i shtrėngoi dorėn dhe i ofroi mirėseardhjen nė Amerikė.

Marinaj mbėrriti nė San Diego nė qershor tė vitit 1991 me pak para nė xhep dhe pa ditur asnjė fjalė anglisht. Brenda gjashtė muajve u shpėrngul nga Kalifornia nė Riēėrdson (Richardson) tė Teksasit.
Marinaj with poet Preē Zogaj, poet Agron Tufa and journalist Arben Ēokaj
Marinaj qė atėherė iu dha me shumė dėshirė edukimit shkollor. Nė vitin 2001 mbaroi Fakultetin e Shkencave tė Pėrgjithshme (Associate in Science) nė Brookhaven College. Katėr vjet mė vonė, pėrfundoi Shkollėn e Arteve dhe Humanizmit (Bachelor of Arts in Literary Studies: Magna Cum Laude) nė Universitetin e Teksasit nė Dallas. Shkollėn e Arteve dhe Humanizmit (Master of Arts in Humanities-Studies in Literature) e mbaroi nė vitin 2008 nė UT Dallas. Nė vitin 2012 mbaroi PhD-nė (Doktor i Filozofisė), pranė Universitetin e Teksasit nė Dallas. Paralelisht me doktoraturėn pėrfundoi edhe programin e certifikimit nė Studimet e Holokaustit nė Ackerman Center for Holocaust Studies.

Marinaj ka botuar disa libra me poezi, prozė dhe kritikė letrare. Deri tani ka pėrkthyer pesė libra nga shqipja nė anglisht dhe nga anglishtja nė shqip, duke pėrfshirė kėtu edhe njė antologji me poezi epike tė eposit tė veriut nė Anglisht (me Frederick Turner) dhe ka redaktuar disa libra nė tė dy gjuhėt. Nė vitin 2001, me mbėshtetjen e shume miqve dhe shokėve, Marinaj themeloi zyrtarisht Shoqatėn e Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikane.

Marinaj gjatė marrjes sė Doktoraturės me Frederik Turner Marinaj ėshtė ndjerė shumė i nderuar nga akordimi i disa ēmimeve letrare brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Mė 30 janar, 2012, ai u nderua nga Kompania Mediatike Nacional me Ēmimin Albanian BookerMan (megjithėse ky ėshtė ēmimi qė Marinaj vlerėson personalisht mė shumė nga tė gjitha ēmimet qė ka marre deri mė sot, ky ēmim nuk duhet ngatėrruar me ēmimin e madh "The Man Booker Prize" qė ka firuar Kadareja, jo vetėm se nuk ka tė bėjė fare me njėri-tjetrin, por edhe sepse nga rėndėsia dhe njohja publike janė absolutisht tė pakrahasueshėm). QNK (Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės) i dha ēmimin Pjetėr Arbnori nė Letėrsi nė vitin 2008. Ēmimin e Parė nė poezi, akorduar nga revista letrare amerikane Sojourn, e pranoi nė vitin 2006. Ndėrsa nė vitin 2003, Marinaj ėshtė nderuar me Ēmimin Pena e Artė nga SHSHSHA.

Marinaj vazhdon tė shkruajė poezi, prozė dhe ese akademike nė anglisht, por vėmendje tė madhe kohe dhe studimi i ka pėrkushtuar edhe artit tė pėrkthimit. Ai e sheh si njė shėrbim mė tė madh ndaj njerėzimit tė pėrkthejnė ndonjė kryevepėr tė panjohur sa e si duhet, se sa tė botojnė vetėm nga krijimtaria e vet.

Marinaj dhe gruaja e tij Dusita, jetojnė nė Riēėrdson tė Teksasit qė nga viti 1992.

Dr. Marinaj, i cili jep mėsim lėndė tė ndryshme nė Richland College qė nga viti 2001, beson se nuk ka racė, gjuhė, apo fé inferiore nė botė. Sipas tij, "emancipimi njerėzor ecėn paralelisht me mundėsitė qė i krijohen njerėzimit pėr ta avancuar atė".

Marinaj, middle, with his father Nik Palok Marinaj and mother File Ndoc Marinaj - Christmas 2007
  Albanian Albanian
Chinese Chinese
French French
German German
Greek Greek
Italian Italian
Macedonian Macedonian
Montenegrin Montenegrin
Italian Polish
Romanian Romanian
Russian Russian
Spanish Spanish